“Rama nuk beson te Manastirliu”/ Drejtuesit e qarqeve të PS, Lela në ‘Top Story’: Pse e ka ‘blinduar’ Tiranën në mënyrë të tillë?

23/03/2026 21:24

Bashkia e Tiranës pritet të jetë epiqendra e betejës në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm për Partinë Socialiste.

Kandidimi i Ogerta Manastirliu për drejtimin e kryeqytetit duket se ka shtyrë Edi Rama të “blindojë” Tiranën, duke vendosur ministrat si drejtues politikë në njësitë bashkiake, me synimin për të siguruar një rezultat më të fortë se ai i arritur nga Erion Veliaj në vitin 2023.

Drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh në “Top Story” se Rama nuk ka besim te Ogerta Manastirliu dhe kjo e gjë e ka shtyrë për ta ‘blinduar’ Tiranën.

“Ka një kontradiktë me atë që Rama përpiqet të përcjellë, që është forca dhe fitorja e thellë. Këtë frikë e pasqyron me Tiranën. Poshtë kësaj frike fshihen disa gjëra. Do diskutojmë së pari se përse e ka blinduar Tiranën në mënyrë të tillë. E para, nuk ka besim te Ogerta Manastirliu. E ka grua, ashtu siç ia ka ënda atij, të zgjedhë. Rama mendon se ka një kandidate të dobët në Tiranë. Kontradikta e dytë është që opozita nuk ekziston në narrativen e Ramës. Kuptohet që Rama e ka një frikë. Tani a është 50% Ogerta dhe 50% opozita dhe kandidati i saj… Besoj se Florian Binaj do qëndrojë si kandidat”, u shpreh Lela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB