Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen e playoffit me Poloninë me ëndrrën për të prerë për një biletë për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Trajneri i përfaqësueses polake Jan Urban doli në një konferencë për shtyp për të folur për këtë përballje duke vlerësuar në maksimum skuadrën tonë përfaqësuese

‘Shqipëria është një skuadër me shumë potencial. Mendoj se ky potencial është akoma më i madh nga ai që kaë pasur më parë, kjo në radhë të parë edhe falë stabilitetit që ka. Me kohën është zhvilluar. Në 2023 ishte debutimi i Sylvinhis dhe për këtë arsye them së kjo skuadër është shumë e fortë-tha Jan Urban

Trajneri i Polonisë më pas shtoi se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë faktorin fushë për të fituar këtë ndeshje

‘Ne kemi një avantazh që luajmë në shtëpi dhe duhet të jemi në gjendje që ta shfrytëzojmë. Skuadra e Shqipërisë është pak me mentalitet mbrojtës. Shumë lojtarë të saj luajnë  në kampionatin italian dhe pëson shumë pak gola, por këtë shpesh e paguan loja sulmuese-tha Urban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB