Lewandowski mban në pritje Milanin dhe Juventusin, ndërkohë Barcelona ka një plan për ta mbajtur
Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e djathtë duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Vetë klubi i Lecces e konfirmoi nëpërmjet një komunikatë për shtyp teksa shpjegoi këtë dëmtim të Berishës.
‘Lecce komunikon se Medon Berisha, në seancën stërvitore individuale të së shtunës, ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathë femoral-theksohet në komunikatën e klubit salentin-Gjatë kësaj të hëne, futbollisti iu nënshtrua një kontrolli instrumental nga ku rezultoi se ka dëmtim të tendinës të muskulit të djathtë femoral. Për fat të keq, bëhet fjalë për një dëmtim të pësuar në një zonë të ndryshme, nga ajo e dëmtimit të mëparshëm që ndodhi gjatë fazës së riatletizimit të kujdesshëm që u ndërmor pas testeve të fundit instrumentale që ishin të kënaqshme’.
Më pas Lecce, në komunikatën e saj bën të ditur se Berisha, ditën e mërkurë do t’i nënshtrohet një konsulence me specialistë në Finlandë për të parë nëse do të duhet ndërhyrje kirurgjikale apo jo, që me shumë mundësi do të kryhet ditën e enjte duke shtuar se sido që të jetë, përjashtohet mundësia që Medon Berisha të kthehet të luajë sërish në pjesën e mbetur të këtij sezoni.
Vlen të theksohet se Medon Berisha nuk është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e Kombëtares në fazën e playoffit të Boërorit të 2026 me mesfushorin që do të ketë gjithë kohën e duhur në dispozicion për t’u kthyer në formën më optimale për sezonin e ardhshëm.
Top Channel