Trajneri brazilian shfaqet në konferencë me të birin me sindromën Down, në ditën e kësaj sëmundjeje dhe mahnit këdo…
Milan, për të përsëritur operacionin me fat të stilit Modric, Juventusi për t’i dhuruar vetes një goleador të sprovuar pas një viti të vështirë në repartin e sulmit; të dyja skuadrat kanë vënë në shënjestër Robert Lewandowskin që gjithsesi vazhdon të fitojë kohë për të ardhmen e tij.
Sulmuesit 37 vjeçar i skadon kontrata me Barcelonën në qershor dhe në Spanjë flasin për mundësitë që polaku të qëndrojë me blaugranat të rriten.
Ai që shtyn polakun për në këtë drejtim duket se është presidenti Laporta, që ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë vjetore si kompensim për heqje dorë nga disa pretendime ekonomike në momentin kur u transferua te Barcelona në vitin 2022.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, ndërkohë Lewandowski preferon të fshehë planet e tij për të ardhmen. ‘Përsa i përket të ardhmes sime dhe vendimet e mundshme, konfirmoj atë çfarë kam thënë kohë më parë-tha sulmuesi nga grumbullimi me Poloninë-po marr kohë për të vendosur se çfarë është më e mirë për mua, kështu që nuk kam marrë ende ndonjë vendim dhe me shumë mundësi nuk do të ndodhë shpejt’
Të paktën publikisht, Lewandowski vazhdon të mbajë gojën mbyllur pa dhënë asnjë sinjal. E vetmja gjë që është e sigurt, është se Milan ka edhe kandidatë të tjerë për sulmin për sezonin e ardhshëm, ndërsa Juventus po kërkon të mbajë Dusan Vlahovic, kështu që orët e ardhshme do të jenë vendimtare.
Top Channel