Telashe për Gattuson dhe Italinë, dëmtohet Scamacca, humbet ndeshjet e playoffit
Italia humbet një element në prag te ndeshjes me Irlandën e Veriut në playoffin e Botërorit të kësaj vere. Bëhet fjalë për Federico Chiesa, që mungonte në radhët e Të Kaltërve prej 2 vitesh.
Sulmuesi i Liverpoolit që në fund të 2025 kishte thënë ‘jo’ grumbullimit në kombëtaren italiane pasi nuk ndihej gati, ishte përfshirë në listën e trajnerit Gennaro Gattuso. Këtë radhë futbollisti u vizita direkt në qendrën mjekësore të Covercianos ku mjekët kanë dhënë përgjigje negative dhe e kanë cilësuar si të padisponueshëm në 2 ndeshjet e radhës.
Kështu Federico Chiesa u detyrua të lërë grumbullimin e skuadrës dhe vendin e tij, trajneri Gattuso vendosi të grumbulloje Nicolò Cambiaghi, të Bologna që po përjeton një formë mjaft të mirë dhe që vjen pas golit vendimtar ndaj Romës që kualifikoi skuadrën e tij në çerekfinale të Europa League.
Të grumbulluarit e Gattusos pas largimit të Chiesës.
Portierë; Elia Caprile (Cagliari), Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma, (Manchester City), Alex Meret (Napoli);
Mbrojtës: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Diego Coppola (Paris FC), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Cagliari), Giorgio Scalvini (Atalanta), Leonardo Spinazzola (Napoli);
Centrocampisti: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Niccolò Pisilli (Roma), Sandro Tonali (Neëcastle);
Attaccanti: Nicolò Cambiaghi (Bologna), Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atalanta), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta).
Top Channel