Pas largimit nga grumbullimi i Federico Chiesa dhe duke parë gjendjen jo optimale të Gianluca Scamacca, trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso merr sinjale inkurajuese nga Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi i Interit, ka zhvilluar një seancë vrapi bashkë me një përgatitës atletik në Coverciano, kavilja nuk dhemb shume dhe dhimbja konsiderohet e menaxhueshme. Një situatë që ende nuk garanton praninë e Bastonit që nga minuta e parë në ndeshjen e Bergamos, por që jep shpresë.

Ashtu siç e tha edhe vetë Gattuso, Bastoni ditën e dielë nisi punën për t’u rikuperuar dhe progresi i bërë konfirmon se gjithçka është në drejtimin e duhur.

Mbrojtësi dëshiron të bëjë gjithçka mundet për të qenë i pranishëm në ndeshjen kyç të rrugëtimit të Italisë. ndërkaq seanca stërvitore e kësaj të hëne iu rezervua futbollistëve që janë në gjendjen më të mirë. Në fushë mes të tjerëve ishin edhe Gatti, Gatti, Buongiorno, Frattesi, Locatelli, Cambiaso, Politano, Spinazzola, Retegui dhe Raspadori. Këtë të martë është parashikuar stërveitja e parë e plotë e skuadrës italiane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB