Futbolli kolumbian në zi, adoleshenti premtues humbi ndjenjat në fushë dhe më pas ndërroi jetë

23/03/2026 23:03

Futbolli kolumbian është në zi për ndarjen nga jeta në moshën 18 vjeçare i lojtarit premtues Santiago Castrillon.

Gjatë ndeshjes mes Millonarios dhe Independiente Santa Fe e vlefshme për Turneun Kombëtar të U20,  18 vjeçari u shemb në tokë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, Castrillon nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. 

‘Sot futbolli ndalet. Zemra blu është thyer-lexohet në postimin e publikuar nga Millonarios në rrjetet sociale-sot dhembja na ka mbytur, na ka bërë të pafuqishëm dhe na ka dhënë trishtim. Me dhimbje të thellë përshëndesim lojtarin tonë me numrin 10, shokun tonë të skuadrës, mikun tonë. Santiago nuk mjaftohej vetëm të luante futboll, por e jetonte ate e ndjente dhe e ndante me një buzëqeshje që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB