Kosova dhe ëndrra e playoffit, Foda: Kemi treguar që luajmë shumë mirë dhe në transfertë
Igor Tudor është në zi; babai i tij, Marco ndërroi jetë pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes së Tottenham me Nottingham Forest e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-0.
Pas përfundimit të kësaj sfide që i lë londinezët 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria, trajneri kroat nuk u paraqit në konferencën për shtyp teksa e mësoi lajmin e hidhur pak sekonda pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.
Përpara medias u paraqit Bruni Saltor që shpjegoi arsyet e mungesës së Igor Tudor. ‘Trajneri nuk mund të jetë këtu për shkak të një zie të papritur familjare-tha Saltor-është një çështje personale dhe sigurisht është një moment i vështirë për të’.
Më pas, një prej të përditshmeve kroate, Sportske Novosti, konfirmoi ndarjen nga jeta të Marco Tudor. Igor Tudor mori drejtimin e Tottenham në muajin shkurt pas shkarkimit të Thomas Franck, por deri në këtë moment skuadra londineze me kroatin në stol ka marrë vetëm 1 pikë në 5 ndeshje të luajtura në kampionat. Fitorja e fundit e Tottenham në Premier Leage ka qenë në muajin dhjetor të 2025.
Top Channel