“Më erdhi një ditë nga burgu e më tha që i kërkuan të firmosë që nuk do vrasë Fatmir Xhafajn”, Berisha rrëfen prapaskenën me Salianjin, ish-deputeti: Ka frikë se mos i “vras” Ramën
Sali Berisha e cilëson protestën e djeshme si paqësore, duke mohuar aktet e dhunës dhe plagosjen e efektivëve të policisë.
Gjatë një deklarate për mediat këtë paradite, i pyetur në lidhje me reagimin e ambasadës gjermane e cila shprehet se i dënon aktet e dhunës se djeshme ndaj personave dhe objekteve, Berisha e mohoi një fakt të tillë dhe tha se qëllimi i tyre është për kryengritje paqësore, teksa protestuesit valëvisnin flamurin gjerman, shqiptar dhe atë europian.
“Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Por një gjë mund të them, nëse në këto protesta ka patur me dhjetëra demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur deri më sot, asnjë polic të plagosur. Kjo është e vërteta. Por ne mbetemi të përcaktuar për kryengritje paqësore, sepse jemi të bindur se nëpërmjet saj, realizojmë më mirë qëllimet tona. Ndaj ne nuk kemi bërë, por përkundrazi ne kërkojmë të vazhdojmë me moton paqësore. Mos harroni, në kushtet e një grushti shteti janë të ligjshme të gjitha mjetet, por ne qëndrojmë tek mjetet paqësore”, tha ai.
Me tej kryedemokrati paralajmëroi se nuk do të ketë kthim pas dhe se do tubimet do të shtrihen në të gjithë vendin.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, theksonte ambasada gjermane.
Top Channel