Aksidenti i rëndë në aksin në aksin Drashovicë–Kotë, shkon në tre numri i viktimave, ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar

23/03/2026 07:23

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar.

Fillimisht, dy persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Andrea Begaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës.

Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ka qenë shumë e rënduar që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur mbijetesën.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky aksident i rëndë i shtohet bilancit tragjik të ngjarjeve rrugore në vend, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lexo edhe: Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB