Kërcënon Irani: Do mbyllim plotësisht Ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-të sulmojnë centralet tona bërthamore
Isabella Daggett, 22-vjeçarja britanike e cila u arrestua për drogë, është kthyer në shtëpi pas pothuajse një viti në një burg të ashpër në Dubai.
22-vjeçarja nga Leeds u arrestua pesë javë pasi kishte shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për një punë të re si konsulente rekrutimi.
Pavarësisht se akuzat ndaj saj u hoqën në janar, ajo u lejuan të largohej nga Dubai vetëm këtë javë.
Autoritetet i kanë vendosur edhe një gjobë prej rreth 3,000 paundësh për qëndrimin jashtë afatit të vizës gjatë kohës që ishte në burg. Familja e saj ka deklaruar se Isabella nuk kishte përdorur asnjëherë lëndë narkotike dhe se ishte e pafajshme.
Familja ka treguar gjithashtu për kushtet e tmerrshme të burgut, ku Isabella nuk kishte mundur të lahej apo të ndryshonte rrobat për muaj me radhë.
Një mik i familjes tha për Daily Mail: “Të gjithë menduan se do të nisej drejt shtëpisë sapo të hiqeshin akuzat në janar, por gjoba për vizën e mbajti ende atje. Ishte si një goditje e fundit pas gjithçkaje që kaloi.”
Isabella kishte shkuar në Dubai për të punuar për një biznesmen, në një rol të ngjashëm me atë që kishte në Mbretërinë e Bashkuar, duke rekrutuar staf për ndërtimtari. Pak javë pas mbërritjes, ajo u arrestua së bashku me një burrë me të cilin po qëndronte, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Top Channel