Lazio mori një sukses të rëndësishëm ndaj Bolognas në sfidën e javës së 30 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarrit iu imponua kuqebluve në Dall’Ara duke i mundur me rezultatin 2-0 dhe tani e sheh veten në vendin e tetë.

Të gjitha historitë e kësaj ndeshjeje u shkruan në pjesën e dytë pasi e para u mbyll 0-0. Në fillim ai që u shfaq në skenë ishte portieri Motta që në fillim shkakton penallti duke bërë faull, por e korrigjoi gabimin duke pritur gjuajtjen e Orsolinit nga pika e bardhë. Në krahun tjetër, Ravaglia ndal një gjuajtje me të majtën të Isaksen e më pas një gjuajtje me kokë të Noslin.

Por ai nuk mund të bënte dot gjë në minutat 72 dhe të 82 kur Taylor shënoi për skuadrën e Lazios dy herë duke i dhënë fitoren 2-0 skuadrës romane dhe në të njëjtën kohë ai regjistroi edhe dygolëshin e tij të parë në Serie A. Pas kësaj fitoreje, Lazio shkon në kuotën e 43 pikëve duke parakaluar në klasifikim pikërisht Bolognan që mbetet me 42 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB