Messi bën mrekullinë nga goditja standarte, goli i katërt në 5 ndeshje…(VIDEO)
Roma kuron plagët e eliminimit në Europa League me fitoren ndaj Lecces në kampionatin italian të futbollit. Në Olimpico të Romës, skuadra verdhekuqe iu imponua skuadrës salentine ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani duke e mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe i bashkohet Juventusit në vendin e pestë të klasifikimit.
Në pjesën e parë të ndeshjes, Roma pa që t’i anulohej një gol i Pisillit për pozicion jashtë loje të Lorenzo Pellegrinit. Në pjesën e dytë Gasperini bëri edhe lëvizjen vendimtare, teksa në minutën e 51, Robinio Vaz hyri në fushën e lojës në vend të El Aynaoui dhe me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një top të dhënë nga Hermoso.
Roma kërkoi me ngulm edhe golin e dytë, por verdhekuqtë hasën në murin e ngritur nga portieri i Lecces nuk lejoi pësimin e golave të tjerë duke e mbajtur të pasigur rezultatin që gjithsesi në fund nuk ndryshoi dhe kështu Roma mori këtë fitore që e çon në kuotën e 54 pikëve po aq sa dhe Juventus dhe në ditën e Pashkës skuadra e Gasperinit do të luajë ndaj Interit në San Siro. Ndërsa Lecce mbetet në vendin e 18 me 27 pikë po aq sa edhe Cremonese që është një vend më sipër.
Top Channel