Ndeshja e parë si trajner ‘titullar’, nuk pati një fund shumë të lumtur për Aleksandar Kolarov. Asistenti i Chivut që ishte në pankinë në vendin e rumunit të skualifikuar u shfaq përpara medias për herë të parë për të folur për barazimin e Interit në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës, një barazim që sheh që Milani t’i afrohet në 6 pikë.

‘Nuk zhvilluam ndeshjen tonë dhe nuk jemi në momentin më të mirë-tha Kolarov-3 pikët ishin thelbësore, por i duhet dhënë merita Fiorentinës. Gjithsesi jemi +6 pikë dhe gjithçka mbetet në duart tona. Skuadra nuk po jeton momentin e saj më të mirë sepse jemi mësuar të shohim një Inter që dominon totalisht. Na takon ne të mbyllim këtë kampionat’.

Më pas Kolarov bëri një koment edhe për sulmuesit e skuadrës së tij.

‘Janë të rëndësishëm si në fazën sulmues ashtu dhe në atë mbrojtëse, objektivi është të tërheqim kundërshtarët për të luajtur me qendërsulmuesit-shtoi Kolarov-por edhe në mesfushë duhej të bënim më mirë, për të shkuar më mirë te sulmuesit. Tani do të kërkojmë të rikuperojmë ndonjë futbollist. Kur flitet për Interin gjithçka duket se është e lehtë, por barazimi në Firenze është i pranueshëm. Unë kuptoj gjithçka, por është e nevojshme që të kujtohet se Inter është +6 pikë’

Përsa i përket lojtarëve që do të bashkohen me kombëtaren italiane, Kolarov tha se të gjithë lojtarët italianë të Interit janë në dispozicion të Gattusos përvec Bastonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB