Përshkallëzimi i protestës së opozitës, lëndohen nga molotovët dy efektivët e forcave Shqiponja, dërgohen drejt spitalit 22/03 20:32
Ka nisur me tensione protesta e Partisë Demokratike, ku vetëm pak minuta pasi kryedemokrati Sali Berisha dhe protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, plasën molotovët.
Qytetarët janë vendosur përpara Kryeministrisë për të protestuar, teksa të pranishëm janë edhe deputetët e PD-së.
Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë dhe zona të ndryshme në qendër të kryeqytetit për të garantuar sigurinë.
Top Channel