Për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, FSHF mundësi bashkëpunimi me Akademinë ‘City Group’
Pasi ndërpreu stërvitjen ditën e premte, Rafael Leao iu nënshtrua një rezonance manjetike mëngjesin e së shtunës që nuk evidentoi asnjë dëmtim në aduktor.
Sulmuesi kuqezi që nuk u grumbullua për ndeshjen me Torinon, pas fundjavës gjithsesi do të niset për në Portugali për një tjetër kontroll me stafin teknik të kombëtares së tij që do të luajë 2 ndeshje miqësore me Meksikën dhe SHBA.
‘Rafael Leao nuk është në gjendje të luajë, në stërvitjen e fundit ndjeu këtë shqetësim në aduktor-tha Allegri pas ndeshjes me Torinon.
Milani pret të trajneri Martinez ta grumbullojë Leaon vetëm për t’i kryer ekzaminime të tjera, të konfirmojë dëmtimin dhe për të lejuar sulmuesin që të kthehet në Itali për t’u kuruar.
Kjo ndalesë e Leaos erdhi për të mbyllur një javë që në vetvete ishte e turbulluar pas ‘përplasjes’ në fushën e Olimpico me Pulisic që u pasua me debatin me trajnerin Allegri në momentin e zëvendësimit. Një çështje që u zgjidh nga vetë trajneri kuqezi që gjithsesi do të duhet të heqë dorë nga portugezi që sërish duhet të përballet me shqetësimin në aduktor që po e torturon prej muajsh.
Top Channel