LIVE/ PD zhvillon protestën e radhës kombëtare, mblidhen tubuesit. Berisha nis marshimin krah protestuesve, “blindohet” Kryeministria dhe selia e PS
Teksa një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë e PS-së, sot ai vendosi të grumbullojë drejtuesit politikë të qarqeve.
Me mbledhjen që nisi në orën 10:00, në selinë qendrore të PS-së, mësohet se kryeministri ka përforcuar njësitë në Tiranë, me drejtues politikë dhe ministra.
Në njësinë 1 në Tiranë është emëruar edhe Mirela Kumbaro, ndërsa në njësinë 2 u emërua Blendi Klosi, në njësinë 3 Ervin Demo.
Në njësinë 4 u vendos Eduart Shalsi, ndërsa Damian Gjiknuri do të shërbejë në njësinë 11 në kryeqytet, së bashku me Ervin Hoxhën dhe Ulsi Manjën.
Në njësinë 6 është shtuar edhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku. Arbian Mazniku do të shërbejë në njësinë numër 7.
Në njësinë 8 është shtuar Niko Peleshi, ndërsa në njësinë numër 10 do jetë edhe Bledar Çuçi. Në njësinë 13 do të jenë Elisa Spiropali dhe Anila Denaj.
Njësia 1
Lindita Nikolla
Adea Pirdeni
Mirela Kumbaro
Njësia 2
Gent Gazheli
Delina Ibrahimaj
Olta Manjani
Blendi Klosi
Njësia 3
Iris Luarasi
Edona Bilali
Ervin Demo
Njësia 4
Blerina Gjylameti
Eduard Shalsi
Njësia 5
Fatmir Xhafaj
Taulant Balla
Erion Braçe
Njësia 6
Albana Koçiu
Endrit Yzeiraj
Megi Fino
Belinda Balluku
Njësia 7
Sofian Jaupaj
Enkelejd Musabelliu
Arbian Mazniku
Etilda Gjonaj
Njësia 8
Igli Hasani
Vilma Premti
Niko Peleshi
Njësia 9
Ogerta Manastirliu
Olti Muzaka
Njësia 10
Besford Lamallari
Bledar Çuçi
Njësia 11
Damian Gjiknuri
Ervin Hoxha
Ulsi Manja
Njësia 12
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Silva Caka
Njësia 13
Elisa Spiropali
Anila Denaj
Njësia 14 dhe Kashari
Blendi Gonxhe
Plarent Ndreca
Nga Asambleja e mbajtur ditën e djeshme Edi Rama i ka dhënë një puls të ri drejtimit politik në qarqe e posaçërisht në Bashkinë Tiranë, e cila do të bashkë drejtohet prej Taulant Ballës dhe Ogerta Manastiliut.
Kreu i grupit të PS do të ketë edhe detyrën e drejtuesit politik për diasporën. Në mbështetje të tyre vjen në Tiranë në njësitë bashkiake 4 Damian Gjinkuri, Elisa Spiropali do të drejtojnë njësinë 13 dhe Eduard Shalsi që largohet nga Kukësi.
Punët e PS në qarkun Kukës i besohen deputetit të ri Erion Malaj.
Ulsi Manja rikthehet në Dibër ndërsa në Lezhë shkon ministri i ri mbrojtjes Ermal Nufi. Ndalon drejtimi PS në Shkodër nga Benet Beci dhe shkon Enea Karakaçi një tjetër ministër i ri në qeverinë Rama 4.
Blendi Klosi merr stafetën e drejtimit të PS Durrës prej Emiriana Sakos. Rikonfirmohet në Fier drejtuese Politike Belinda Balluku, Arbër Mazniku- Elbasan, Ervin Demo Berat, në Vlorë- Bledi Çuçi.
Top Channel