Messi bën mrekullinë nga goditja standarte, goli i katërt në 5 ndeshje…
Manchester City fitoi trofeun e parë vendas, duke mundur 2-0 Arsenalin në finalen e Kupës Carabao të dielën.
“Topçinjtë” paguan çmimin për mungesën e “lojtarëve të tyre më të mirë në fushë”, sipas Darren analistëve anglez të futbollit dhe si rrjedhojë, pasi Kepa Arrizabalaga përjetoi një tjetër makth në “Wembley”. City ishte në disavantazh në topat e parë të lojës, teksa “Topçinjtë” kërkuan të merrnin një avantazh të hershëm në Wembley.
James Trafford, i cili u zgjodh në vend të Gianluigi Donnarumma në kryeqytet, bëri një pritje të shkëlqyer të trefishtë në fillim të ndeshjes për të penguar Kai Havertz dhe Bukayo Saka. Tre pritjet e nxitën Cityn të vepronte, teksa dukej se po ambientoheshin në ndeshje, duke kapërcyer në mënyrë mbresëlënëse furinë e sulmeve të minutave të para.
Cityzens vazhduan t’i frustronin “Topçinjtë” pasi Saka dhe Leandro Trossard dështuan të gjenin një depërtim mes një deti lojtarësh të City-t. Pjesa e parë u mbyll me vetëm shtatë gjuajtje të realizuara në 45 minutat e para. Kjo shënoi numrin më të paktë të goditjeve në një ndeshje, në gjysmën e parë të një finaleje të Kupës së Ligës ose Kupës FA që nga ndeshja Chelsea kundër Man City në finalen e Kupës së Ligës 2019 (5).
Megjithatë, pas pushimit, loja mori jetë ndërsa City filloi të kthehej në epërsi. Nico O’Reilly e theu barazimin duke e çuar ekipin e Pep Guardiolës në epërsi në miutën e 60-të. Gjërat shkuan nga keq në më keq për “Topçinjtë” kur 21-vjeçari shënoi golin e tij dhe të City-t katër minuta më vonë, duke e dërguar me kokë krosin e Matheus Nunes, përtej Kepas.
Goli i dytë i O’Reilly-t do të thotë se lojtari i kombëtares angleze është tani lojtari i tretë më i ri që shënon dy herë në një finale të Kupës së Ligës, pas Wayne Rooney-t për Manchester United në vitin 2006 dhe Ronnie Whelan në vitin 1982 për Liverpoolin.
Top Channel