Futbollisti i Tiranës i dedikon golin vajzës së tij që ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare: Faleminderit Shqipërisë për mbështetjen
Barcelona shkon në pauzën e ndeshjeve të kombëtareve e qetë në krye të klasifikimit të La Liga. Në Camp Nou, skuadra katalanase arriti të marrë një fitore të vuajtur ndaj Rayo Vallecanos të cilin e mundi me rezultatin e ngushtë 1-0, një sukses që gjithsesi i lejon të ruajë statusin e të pathyeshmes në shtëpinë e saj.
Ai që vendosi fatin e kësaj sfide për kampionët në fuqi të Spanjës ishte pikërisht Araujo, autori i golit. E megjithatë sinjalin e parë në këtë ndeshje e dhanë pikërisht madrilenët që rrezikuan me Carlos, por Joan Garcia e ndali gjuajtjen e tij, ndërsa në krahun tjetër Barcelona u përgjigj me Raphinhan, por braziliani nuk ishte i saktë në tentativën e tij.
Raphinha provoi sërish, por portieri i Rayos e devijoi gjuajtjen e tij në goditje këndi. Pikërisht nga kjo goditje këndi erdhi edhe goli i Araujos që dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë. Raphinha sërish iu afrua golit por edhe në këtë rast ishte portieri i Rayos që nuk e lejoi të shënojë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0.
Në pjesën e dytë ishte Rayo qe iu afrua golit me Alvaro por Joan Garcia e mbajti portën e tij të paprekur. Në minutat e fundit Joan Garcia u bë sërish protagonist teksa ndali një tjetër gjuajtje të futbollistëve të Rayos duke mbajtur në fuqi rezultatin 1-0 që ishte edhe përfundimtar i ndeshjes me Barcelonën që ndryshe nga sfida me Newcastle, këtë radhë djersiti për të marrë 3 pikët e sfidës së saj.
Top Channel