Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, cilat janë gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës
Fotot e një ushtareje pranë një avioni luftarak, e veshur me kamuflazh në shkretëtirë, ose duke shoqëruar Donald Trump në pistën e zbritjes në ditën e parë të sulmeve amerikane ndaj Iranit, e bënë atë menjëherë virale.
Për shumë përdorues, Jessica Foster, një ushtare amerikane, u bë “vajza e ëndrrave” e tyre. Sipas Washington Post, në Instagram ajo arriti të fitonte më shumë se një milion ndjekës brenda katër muajsh.
Megjithatë, Jessica Foster nuk ekziston – ajo është një krijim i inteligjencës artificiale. Llogaria e saj u pezullua më vonë nga Instagram për shkelje të rregullave të platformës.
Rasti i saj nxjerr në pah një trend gjithnjë e më të përhapur në Shtetet e Bashkuara: llogaritë e krahut të djathtë që përziejnë patriotizmin me përmbajtje të butë erotike po përdorin profile femrash imagjinare dhe imazhe jashtëzakonisht realiste për të tërhequr shikues, për të fituar të ardhura nga interesi i tyre dhe për të forcuar ndikimin politik.
Top Channel