Pas shkarkimit të Tudor, në pankinën e Juventusit erdhi Luciano Spallettit dhe me ardhjen e tij dukej se gjërat po shkonin mirë dhe skuadra kishte dhënë sinjale shumë inkurajuese. Skuadra zbriste në fushën e lojës me një personalitet që ishte në lartësinë e fanelës, bënte një lojë efikase e madje edhe Jonathan David dukje se më në fund po e justifikonte blerjen e tij me paraqitjet në fushë dhe golat e shënuar.

Por ndeshja me Sassuolon konfirmoi se ky Juventus duhet revolucionarizuar.

Verdikti i shifrave; me 54 pikë është viti zero nga 2011. Të 54 pikët në klasifikimin aktual që i sheh bardhezinjtë të impenjuar në garë në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve, përbëjnë paraqitjen më të dobët në 15 vitet e fundit në harkun e 30 javëve kampionat. Edhe vitin e kaluar gjërat nuk ishin shumë më mirë, në të njëjtën periudhe dmth pas 30 javësh, Juventusi sezonin e kaluar me Thiago Motën dhe Tudor kishte 55 pikë, një më shumë. Ajo që ngushëllon është se Juventusi në fund të sezonit ia doli të sigurojë një vend në zonën Champions. Situata që trishton popullin bardhezi është diçka tjetër; për të parë një ecuri më të dobët, duhet të kthehemi në sezonin 2010-2011, kur Zonja e Vjetër u drejtua nga Gigi Delneri që në këtë pikë të sezonit ishte me 45 pikë

Trashëgimia e Allegrit dhe Contes; kur Juventus grumbullonte 81 pikë. Impresionuese ishte rregullsia e aventurës së dytë të Allegrit që në 3 sezonet 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24 ka grumbulluar 59 pikë në 30 javë, por pa e fituar asnjëherë titullin gjatë kësaj periudhe. Ndërsa në aventurën e tij të parë triumfuese(2014-19), trajneri livornez arriti deri në kuotën e 81 pikëve, në sezonin 2018-19 duke e ngadalësuar pak ritmin drejt fundit. Kuota e 81 pikëve në 30 javë paraqitja më e mirë e trajnerit Antonio Conte në sezonin 2013-14, kampionat që u mbyll me rekordin historik prej 102 pikësh. Titulli i fundit bardhezi është i lehtë për t’u kujtuar, është ai i 2019-2020, i vetmi me Maurizio Sarrin në pankinë. Ishte një sezon i ndarë më dysh nga pandemia, me skuadrën bardhezi që vuajti në fund, por që arriti teë shfrytëzoje avantazhin e akumuluar në fazën e parë; pas 30 javëve kishte 75 pikë. Vitin pasardhës me Pirlon, Juventus grumbulloi 62 pikë pas 30 javëve dhe që nga ai moment, Juventusi nuk ia ka dalë të bëjë më mirë.

Tre motivet e falimentimit; merkato, mentaliteti dhe dëmtimet. Arsyet e sezonit negativ të radhës janë të shumta por mund të përmblidhen pak a shumë në 3 pika; 1) gabimet në merkato ku ka pasur shtim lojtarësh në një repart dhe lënien zbuluar të një tjetri; 2)sjellja në fushën e lojës në pjesën e parë të sezonit që nuk është konform objektivave të Juventusit; 3) rendimenti zhgënjyes i disa futbollistëve kyç për shkak dëmtimesh. Tani Spalletti do të rinovojë kontratën dhe ky është një akt koherence nga klubi. Te Juventusi i tij është parë diçka e mirë, por tani i duhet të krijojnë një skuadër duke u bazuar te idetë e trajnerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB