Premier League/Sunderland mposht Newcastle në ‘St.James Park’, Aston Villa i imponohet West Hamit
Atalanta e lë pas krahëve paraqitjen krejtësisht për t’u harruar në Ligën e Kampioneve dhe gjen fitoren në Serie A.
Në New Balance Stadium, skuadra bergamaske arriti të mposhtë Veronën me rezultatin e ngushtë 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 30 të kampionatit duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Njeriu i ndeshjes për të besuarit e Raffaele Palladino u bë Zappacosta që në minutën e 37 me një gjuajtje me të majtën shënoi për Atalantën. Në fillimin e pjesës së dytë Carnesecchi shpëtoi portën e tij nga goli i barazimit teksa bëri një pritje pas një krosimi të Belghali, ndërsa Krstovic për pak sa nuk shënoi edhe golin e dytë teksa u ndal nga tramversa.
Në fund rezultati mbeti 1-0 në favor të Atalantës e cila ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vendin e 7, ndërsa Verona mbetet në vendin e parafundit me 18 pikë.
Top Channel