E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit 22/03 15:41
Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë, sot në orën 18:00.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lideri i PD, Sali Berisha, ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, duke e cilësuar si ditën kur ka lindur demokracia.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të dalin para Kryeministrisë dhe të protestojnë kundër Edi Ramës.
“22 Mars 1992 – dita kur lindi demokracia.
22 Mars sot – dita për ta mbrojtur demokracinë!
Ora 18:00, të gjithë para Kryeministrisë kundër Edi Ramës që e përdor ligjin si mburojë për vjedhjet e tij”, shkruan Berisha.
Top Channel