Liverpool është mposhtur në sfidën e javës së 31-të të Premier League nga ekipi i Brighton në transfertë, me rezultatin 2-1.

Sulmuesi i Brighton, Danny Welbeck, reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme pasi u la jashtë listës së Anglisë nga trajneri Thomas Tuchel, duke realizuar dy gola në fitoren e rëndësishme ndaj Liverpool.

Kjo humbje i kushton shumë “The Reds” në garën për një vend në Premier League që siguron pjesëmarrjen në UEFA Champions League. Pavarësisht një fitoreje bindëse në mesjavë ndaj Galatasaray, skuadra e drejtuar nga Arne Slot u rikthye te problemet e zakonshme.

Liverpool u penalizua edhe nga mungesat e Alisson Becker dhe Mohamed Salah, ndërsa Hugo Ekitike u detyrua të largohej herët nga fusha për shkak dëmtimi.

Brighton kaloi në avantazh që në minutat e para, kur Welbeck përfitoi nga një organizim i mirë ofensiv dhe mposhti mbrojtjen e Liverpool. Skuadra vendase dominoi në pjesën më të madhe të lojës, duke krijuar raste të shumta.

Liverpool arriti të barazojë falë një gabimi të kapitenit të Brighton, Lewis Dunk, që i dhuroi mundësinë Milos Kerkez të shënonte për 1-1.

Megjithatë, Brighton reagoi sërish në pjesën e dytë. Pas një aksioni të ndërtuar bukur nga krahu, Welbeck realizoi golin e dytë personal, duke vulosur fitoren dhe duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Liverpool për zonën Champions.

Kjo ishte humbja e dhjetë sezonale për Liverpoolin në kampionat – një shifër që nuk ishte arritur prej një dekade, që nga sezoni kur Jurgen Klopp mori drejtimin e skuadrës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB