Burraj bën historinë në atletikën shqiptare, rekord kombëtar dhe arrin deri në gjysmëfinale të Botërorit
Fabio Di Giannantonio shkëlqen në kualifikueset e Botërorit të MotoGP në Çmimin e madh të Brazilit.
Piloti italian fitoi pole position duke e përshkuar pistën në Goiana me kohën 1 minutë 17 sekonda e 480 të mijtat. Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit piloti i Aprilias, kryesuesi aktual i kampionatit, Marco Bezzecchi me vetëm 70 të mijtat më shumë.
Kohën e tretë më të mirë e shënoi Marc Marquez përpara se të bëhej viktimë e një rrëshqitjeje, ashtu sic ndodhi me shokun e tij të skuadrës te Ducati zyrtar, Francesco Bagnaia që në fund të kualifikueseve u rendit në vendin e 11. Pak minuta para fundit të kualifikueseve për pole position u rrëzuan edhe Di Giannantonio dhe Jorge Martin me këtë të fundit që u rendit në vendin e pestë pas Fabio Quartararo.
Klasifikimi i kualifikueseve vijon me Ogura në vendin e 6 dhe Aldeguer në të shtatin, ndërkohë që dhjetëshja më e mirë plotësohet nga Alex Marquez dhe Pedro Acosta që do të nisen respektivisht nga vendi i 9 dhe të 10
Top Channel