Është Marc Marquez fituesi i Garës Sprint në Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e MotoGP, një garë e cila u shty për më shumë se 1 orë për shkak të krijimit të një vrime në qendër të vijës së drejtë në pjesën finale të pistës.

Pavarësisht pritjes së gjatë, piloti spanjoll i Ducatit dhe njëkohësisht kampioni i botës në fuqi, diti të ruajë përqendrimin dhe të ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në Garën Sprint në pistën e Goianas duke lënë pas Fabio Di Giannantonio fitues i pole position edhe për garën klasike të së dielës, në vendin e dytë, ndërkohë që në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Jorge Martin që la pas Marco Bezzecchi.

Pas pilotit roman u pozicionuan Ogura, Quartararo dhe Alex Marquez. Nuk shkoi më shumë se vendi i 8 piloti tjetër i Ducatit Francesco Bagnaia i ndjekur nga Acosta dhe Moreira.

Pas përfundimit të Garës Sprint, në krye të klasifikimit të përgjithshëm ndodhet Pedro Acosta me 33 pikë, i ndjekur nga Marco Bezzecchi me 31 në vendin e dytë dhe Jorge Martin në të tretin. Kampioni i botës Marc Marquez pozicionohet në vendin e 6 me 21 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB