Bylisi ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 në Ballsh ndaj Flamurtarit, duke marrë tre pikët që i japin frymëmarrje në luftën për mbijetesë në Superiore.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi pa shumë ngjarje, me skuadrat që kërkonin ritmin dhe hapësirat e duhura. Në pjesën e dytë loja u ndez dhe Bylisi arriti të kalojë në avantazh me golin e Përndrecës, duke krijuar përshtypjen se fitorja do të vinte pa shumë telashe.

Megjithatë, dramatika nuk mungoi. Flamurtari arriti të barazonte në minutat e fundit me Bintsukën, duke e bërë sfidën të ndërlikuar deri në fund.

Episodi vendimtar erdhi disa minuta më vonë, kur Trashi shkaktoi penallti duke mbajtur Përndrecën në zonë. Muriç nuk gaboi nga pika e bardhë dhe vulosi fitoren e Bylisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB