Asnjë minutë për Armando Brojën, Burnley dorëzohet në Londër ndaj Fulham
E pabesueshme është ajo çfarë po ndodh në Afrikës. Vendimi i bujshëm i Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’i dorëzuar Kupën e Afrikës të 2026 Marokut, 58 ditë pas finales, rihap plagë të vjetra në futbollin e këtij kontinenti.
Dhe në fakt në këtë pikë kthehemi pas në kohë me 50 vjet, pikërisht në 1976, kur trofeu jepej pas një turneu me një grup të vetëm me 4 skuadra.
Dhe mes këtyre ekipeve, në atë vit ishte edhe Guinea, e cila tani ankohet për pabarazi në trajtim në krahasim me çfarë u vendos në ditët e kaluara. Në finalen e Kupës së Afrikës të atij viti të luajtur në Addis Abeba, ishte pikërisht Maroku ai që u soll si Senegali në 2026.
Sfida e fundit në grup u shndërrua në një finale në të gjitha aspektet për shkak të klasifikimit; Guinea mund të fitonte Kupën e Afrikës me një fitore kurse Marokut i mjaftonte barazimi. Por pas golit të Guineas në minutën e 30, futbollistët marokenë lanë fushën e lojës për të protestuar kundër një vendimi arbitrar dhe u rikthyen në fushë vetëm pas pak më shumë se 10 minutash. Në çastet e fundit Maroku barazoi rezultatin në 1-1 për të ngritur trofeun e Kupës së Afrikës
Tani pas 50 vitesh, CAF me vendimin e tij dha një asist perfekt për të riparë historinë dhe Federata e Futbollit të Guineas nuk priti aspak. Sipas BeIN Sports, ky organizëm bëri apelin e tij në CAF. ‘Na riktheni trofeun e 1976’-ishte mesazhi i Federatës së Futbollit të Guineas ku theksohej se principet disiplinore duhet të aplikohen në mënyrë koherente pavarësisht epokës kur janë regjistruar episodet.
Por duket se ky apel vështirë se do të merret në konsideratë nga CAF, kjo edhe sepse neni 84 e rregullores së Kupës së Afrikës që jep humbje në tavolinë 3-0 për skuadrën që braktis fushën pa autorizimin e arbitrit, në vitin 1976 nuk ekzistonte. Konfederata Afrikane nuk ka dhënë ende përgjigje zyrtare Guineas dhe shpreson që edhe ky rast të venitet, ndërsa ndeshja për trofeun e 50 viteve më parë duket se sapo ka nisur dhe me shumë mundësi do të shkojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Top Channel