Kategoria Superiore/ Katër gola, por asnjë fitues, Teuta dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë
Transferta e Londrës ishte e hidhur për Burnley e Armando Brojës pasi Fulham e mundi me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u aktivizua asnjë minutë.
Historitë e kësaj sfide u shkruan në 45 minutat e dyta pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0. Ishte pikërisht Burnley ai që e zhbllokoi rezultatin duke shënuar në minutën e 60 me Zian Flemming.
Por skuadra e Cottagers reagoi duke përmbysur gjithçka në rezultat. Josh King në minutën e 67 barazoi rezultatin për Fulham, ndërsa 6 minuta më vonë erdhi edhe goli që përmbysi gjithçka për londinezët, ai i shënuar nga Harry Wilson.
Në minutat shtesë, Fulham fitoi edhe një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Raul Jimenez, ndërkohë që Josh Laurent u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Burnley me 10 futbollistë. Ndeshja u mbyll 3-1 për Fulham që shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e 8, ndërsa Burnley vazhdon të notojë në vendin e parafundit teksa mbetet me 20 pikë dhe sheh që t’i komplikohet shumë situata në luftën për mbijetesë në Premier League.
Top Channel