NATO ka tërhequr të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak, sipas një zyrtari të aleancës.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se bëhet fjalë për “disa qindra” trupa të dislokuar në terren.

Ndërkohë, vende si Polonia, Spanja dhe Kroacia kanë konfirmuar gjithashtu tërheqjen e forcave të tyre nga rajoni i Lindjes së Mesme ditët e fundit.

Megjithatë, NATO theksoi se misioni nuk do të ndërpritet, por do të vijojë nga një seli ushtarake në Napoli, Itali, duke këshilluar forcat e sigurisë irakiane dhe duke i ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB