Play off-i i Botërorit/ Gattuso publikon listën me lojtarët e grumbulluar, Italia kërkon të shmangë turpin për herë të tretë
Telenovela ‘Finalissima’ nuk ka përfunduar ende. Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez ndezi polemikat në lidhje me anulimin e sfidës mes Spanjës dhe Argjetninas pasi nuk u arrit një akord për datën dhe stadiumin e zhvillimit të saj.
‘Jemi sërish kampionë. Spanja nuk u paraqit-tha Dominguez në një intervistë për Radio La Red në Argjentinë duke bërë fajtore kështu Federatën Spanjolle për moszhvillimin e kësaj sfide.
Por në të vërtetë, informacione të ndryshme pohojnë se janë pikërisht Federata Argjentinase dhe CONMEBOL që refuzuan në mënyrë sistematike që ndeshja e programuar për t’u zhvilluar në Katar, të luhej në datat dhe stadiumet e propozuara
As Bernabeu dhe as Italia
Kujtojmë se për shkak të shpërthimit të konfliktit në Lindjen e Mesme u mor vendimi që ‘Finalissima’ të spostohej dhe kështu nisën kërkimet për stadiumin tjetër ku ajo do të mund të luhej. Nga impianet më të rëndësishme opsioni më i mirë dukej Santiago Bernabeu dhe po kështu 27 marsi ishte data më optimale. Por AFA e kundërshtoi këtë opsion dhe propozoi të kishte edhe një ndeshje të kthimit në Buenos Aires, në stadiumin Monumental.
Pasi refuzuan disa opsione për stadiumin dhe datën fillestare, argjentinasit propozuan që sfida të luhej në 31 mars, diçka e pamundur për UEFA që në këtë datë ka të programuara ndeshjet e playoffit të Botërorit 2026. Dhe në fund, vendimi përfundimtar ishte anulimi i kësaj ndeshjeje.
Top Channel