Katër vjet pas përballjes me Kombëtaren shqiptare, Spanja kthehet të luajë te stadiumi katalanas
Mbrojtja e Milanit për momentin është më e mira në Serie A, por në sulm shifrat janë në pak tërheqëse.
Me ardhjen e vitit të ri, vështirësitë realizative të kuqezinjve janë rritur; vetëm 14 gola të shënuar në 12 ndeshje dhe vetëm 3 në 4 ndeshjet e fundit që i kanë larguar kuqezinjtë nga kreu i klasifikimit, të cilëve iu mungojnë golat e shënuar nga qendërsulmuesit.
Pulisic po përjeton një moment të vështirë dhe nuk është zhbllokuar ende, por është e qartë se edhe nga sulmuesit e tjerë në skuadër (Leao 4, Nkunku 2, Fullkrug 1) ishte e drejtë që të priteshin statistika më të mira. Përveç amerikanit në shënjestër përfundon edhe Rafael Leao, i vënë në qendër të polemikave në ndeshjen me Lazion, që ka luajtur më shumë se shokët e tij të repartit, por që ka ndikuar shumë pak.
Dhe tani Massimiliano Allegri do të bëjë korrigjimet dhe do të ndryshojë jo skemën që edhe për sfidën me Torinon do të jetë 3-5-2, por futbollistët. Duke parë rendimentin negativ të dyshes Pulisic-Leao në ndeshjet e fundit ku ata kanë shfaqur shumë pak përputhshmëri e madje arritën deri aty sa të grinden, trajneri po mendon të ndryshojë diçka dhe tundimi i Allegrit quhet Niclas Fullkrug që erdhi në merkaton e janarit dhe deri tani vetëm në një ndeshje është aktivizuar që nga minuta e parë, atë me Fiorentinën në Firenze.
Kështu, ndeshja ndaj Torinos mund të jetë hera e dytë që sulmuesi gjerman mund të luajë përkrah Pulisic në repartin e avancuar. Kjo do të thotë që i sakrifikuari mund të jetë pikërisht Rafael Leao, që kurrë më parë si gjatë këtyre ditëve nuk është dukur kaq larg Milanit; pas një sezoni të vështirë, skena në Olimpico ishte pika që theu vazon dhe Milani vendosi ta nxjerrë në merkato në pritje të ofertës së duhur.
Përsa i përket pjesës tjetër të formacionit, është thuajse i kryer; në krahun e majtë do të kthehet që nga minuta e parë Davide Bartesaghi në vend të Pervis Estupinan, që bëri një paraqitje zhgënjyese në sfidën me Lazion, ndërsa në mesfushë do të jetë sërish Rabiot që kthehet nga skualifikimi. Për të plotësuar repartin së bashku me francezin dhe Modric ka një balotazh mes Ricci dhe Fofana.
Top Channel