“U manipulova”/ I doli emri në ‘Dosjet Epstein’, rrëfehet Princesha e Norvegjisë: Nuk e dija që ishte një abuzues seksual Besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Xhaminë e Madhe në Mekë për të kryer faljen e Bajramit, duke shënuar kështu përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, të konsideruar muaj të përkushtimit, lutjes dhe agjërimit.
Këtë ditë feste, pjesëmarrësit e mbërritur nga vende të ndryshme të botës, zgjodhën ta kremtojnë në njërin prej vendeve më të shenjta të Islamit. Në mesin e tyre, ishte edhe vetë Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Atmosfera që mbizoteroi në qytetin e shenjtë të Mekës ishte ajo e përkushtimit, respektit dhe harmonisë. Besimtarët u bashkuan në lutje kolektive, duke falenderuar Allahun për udhëheqjen dhe durimin gjatë këtij muaji të vetëkontrollit dhe sakrificës. Xhamia e Madhe, me Qabenë e shenjtë në qendër, shërben si vendi kryesor i ketij kremtimi, ku ritmet e lutjeve dhe këndimi i Kur’anit krijojnë një atmosferë të veçantë shpirtërore.
Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme për myslimanët, shënon përfundimin e agjërimit njëmujor dhe nisjen e një periudhe reflektimi, faljes, solidaritetit dhe bashkimit familjar. Gjatë kësaj dite, besimtarët gjithashtu kryejnë veprime bamirësie, dhurojnë për të varfrit dhe takohen me familjarë e të afërm, duke përforcuar lidhjet shoqërore dhe shpirtërore që janë në thelb të besimit islam.
Top Channel