Conference League, zbardhen tetë çerekfinalistët, ja si cilët janë çiftet dhe kur do të luajnë
Media italiane ka zbuluar se Kapiteni i Shqipërisë, berat Gjimshiti dhe zv.trajneri serb i Interit, Aleksandar Kolarov, kanë pasur një përplasje të ashpër pas sherrit që ndodhi pas barazimit të javës që shkoi mes Atalantës dhe kryesuesve të drejtuar nga Kristian Kivu.
Në debatin ku u përfshinë disa futbollistë, madje u pezullua edhe trajneri i Interit, zëvendësi i tij, Kolarov, ka pasur një debat të ashpër me mbrojtësin kuqezi, berat Gjimshiti.
Sipas pamjeve të fiksuara nga kamera e arbitrit dhe më pas të shpërndara në rrjet, duket Gjimshti që i thotë Kolarovit: “Eja ta zgjidhim në tunel. Eja ta provosh aty…”.
Dyshohet se provokimi ka ardhur nga Kolarov, ndërsa Gjimshiti është dalluar gjithnjë për qetësinë e tij, ndërsa kujtojmë se bashkëshortja e tij është serbe dhe kurrë nuk ka shfaqur as më të voglën tendencë nacionaliste në karrierën e tij. Por kjo nuk është hera e parë që futbollistët shqiptarë përplasen me serbët në Serinë A.
Rasti më emblematik ka qenë ai mes Igli Tares dhe të ndjerit Sinisha Mihajloviç. Edhe asokohe njëri ishte kapiten i Shqipërisë, por luante me Lacion, ndërsa tjetri pjesë e Interit, por ishte mbrojtës në fushë. Rasti bëri bujë pasi Tare i shkaktoi plagë të dukshme në qafë Mihajloviçit.
Top Channel