Ishte shtruar një ditë më parë në spital/ Vdekja e ish-politikanit Umberto Bossi, çfarë ndodhi me figurën e shquar italiane
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për të shmangur një zhvillim katastrofik”, duke iu referuar rrezikut nga programi bërthamor i Iran.
Në një prononcim publik, Netanyahu mohoi të ketë mashtruar lidhur me përfshirjen e SHBA-së në fazat e hershme të konfliktit. “Nuk kam mashtruar askënd”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi rolin amerikan.
Ai shtoi se nuk kishte pasur nevojë të bindte presidentin amerikan Donald Trump për rëndësinë e ndalimit të Iranit në zhvillimin e programit të tij bërthamor, duke theksuar se ekzistonte një mirëkuptim i përbashkët për këtë çështje.
Sipas tij, partneriteti me Trump përbën një element kyç për të parandaluar atë që e cilësoi si një kërcënim të madh për sigurinë rajonale dhe globale.
Top Channel