Ushtria serbe stërvitje me helikopterë dhe parashutistë pak metra larg kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokime të hapura 5-vjeçari i keqtrajtuar nga prindërit është duke vazhduar të trajtohet në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.
Pas ndërhyrjes kirurgjike të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njoftoi se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile, por shqetësim paraqet gjendja psiko-sociale e tij, për çka po merren masa.
“Sot është gjendja stabile ka filluar pak edhe komunikimin verbal, gjendja është më mirë… Ajo që na ka shqetësuar të gjithëve është edhe pjesa psiko-sociale e fëmijë që shihet se fatkeqësisht ka qenë për shumë kohë në një ambient toksik, mos të them komplet abuziv”, shprehet Arben Vita, ministër i Shëndetësisë.
Për të parë nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e rastit të 5-vjeçarit dhe vëllezërve e motrave të tij, Ministria e Punës, Mirëqenies dhe Vlerave të Luftës ka nisur hetim. Ministri, Andin Hoti paralajmëroi revokim të licencave nëse konstatohet se kishte neglizhencë nga punonjësit sociale të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan.
Andin Hoti, ministër i Punës, Mirëqenies dhe Vlerave të Luftës u shpreh se “Në momentin që ne e pranojmë raportin përfundimtar nga njësia e inspektimit dhe nëse konstatohen shkelje nga Qendra për Punë Sociale, ju siguroj që do të ndërmarrim të gjitha veprimet që janë në kompetencën time, përfshirë edhe revokimin e licencave për individët që punojnë në atë QPS”.
Hoti ka shpalosur detaje edhe nga raporti preliminar i hetimit, ku tregoi se familja ka qenë në trajtim të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan që nga viti 2013.
Më tej Hoti shtoi “Kjo familje nga viti 2013 ka qenë në trajtim të Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe rrjedhimisht disa herë janë marrë ata fëmijë nga prindërit, por janë rikthyer prapë pas trajtimit dhe pas analizave psikiatrike dhe diagnostikimit për shëndetin mendor”.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies tha se po ashtu, po hetohen edhe arsyet se pse gjykata mori vendim për rikthimin e shtatë fëmijëve nën kujdesin prindëror.
“Në vitin 2023 Gjykata i ka rikthyer këta fëmijë te familja dhe ne po e trajtojmë se pse janë kthyer, a i kanë plotësuar kushtet këta prindër për rikthimin e fëmijëve”, theksoi ministri.
Prindërit e 5- vjeçarit ndodhen në paraburgim nën dyshimin për veprat penale të shkeljes së detyrimit familjar dhe lëndimit të rëndë trupor.
Top Channel