Qëndrimi i NATO-s për Ngushticën e Hormuzit, Trump nga Shtëpia e Bardhë: Tani po sillet mirë, por është tepër vonë

19/03/2026 18:09

Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka komentuar sërish qëndrimin e NATO-s në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

“NATO tani po sillet shumë më me pajtueshmëri sepse e ka kuptuar qëndrimin tim, por, për sa më përket mua, është tepër vonë”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa priti kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump foli edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Izraelin. Ai u shpreh se kishte zhvilluar një bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me sulmin në fushën e gazit në ‘South Pars’.

“I thashë të mos e bënte, por ne jemi të pavarur. Shkojmë shumë mirë. Gjithçka është e koordinuar”, tha Trump në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve.

Sipas tij, gjatë bisedës me Netanyahun, i kishte kërkuar të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës iraniane në fushën e gazit South Pars, rezervë më e madhe e gazit natyror në botë.

“I thashë të mos e bënte dhe ai nuk do ta bëjë më”, tha Trump.

“Gjithçka është e koordinuar, por herë pas here ai bën diçka që nuk më pëlqen”, përfundoi presidenti Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB