Sandro Tonali ndezi sirenat e alarmit te kombëtarja italiane gjatë ndeshjes mes Newcastle dhe Barcelonës në Camp Nou për shkak të një problemi të shfaqur në fushën e lojës.

Mesfushori iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të enjte, përgjigjet e të cilave bënë që Gennaro Gattuso dhe stafi i tij të marrin frymë

Rezonanca manjetike së cilës iu nënshtrua mesfushori italian në fakt përjashtoi dëmtimet muskulare për futbollistin që do të thotë se Sandro Tonali do të jetë në ndeshjen gjysmëfinale të playoffit të Botërorit me Irlandën e Veriut me shpresën për të kaluar në finale dhe për të tentuar të presë biletën për në këtë edicion të Kupës së Botës.

Pak më herët, për gjendjen e Tonalit kishte folur edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ‘Fola me futbollistin në një lidhje me trajnerin dhe mjekun tonë-tha kreu i FIGC-ishte më i qetë në krahasim me momentin kur doli nga fusha e lojës. Ekzaminimet mjekësore na siguruan’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB