Ministri Hoxha vizitë në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

19/03/2026 11:22

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një vizitë në Institutin Mbretëror Elcano ndërsa ndodhet në Madrid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shprehet se zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor është një domosdoshmëri strategjike.

Po ashtu, ministri thotë se u diskutua dhe mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Një shkëmbim i shkëlqyer mendimesh në Madrid me Charles Powell dhe ekspertët e Institutit Mbretëror Elcano.

Zhvilluam një analizë të thelluar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor si një domosdoshmëri strategjike, si dhe diskutuam sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO. Ndamë gjithashtu këndvështrime mbi zhvillimet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Reflektime dhe vlerësime të çmuara që kontribuojnë për një Europë më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar“, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB