Ai shtoi se, edhe nëse do të kishte plane të tilla, nuk do t’i bënte publike.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump përsëriti pretendimet e tij se SHBA-të dhe Izraeli kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit.
Sipas tij, janë “zhdukur” marina, forca ajrore dhe udhëheqja iraniane.
Trump u pyet gjithashtu nëse Uashingtoni planifikon të rrisë praninë ushtarake në rajon, por u përgjigj prerazi se nuk do të vendosë trupa “askund”.
Megjithatë, ai la të kuptohet se planet ushtarake nuk diskutohen publikisht, duke thënë: “Edhe po të kisha plan, nuk do t’jua tregoja”.
Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, ndërsa ai vazhdon të theksojë qëndrimin e tij për shmangien e angazhimeve të drejtpërdrejta ushtarake, duke pretenduar njëkohësisht sukses në dobësimin e kundërshtarëve.