“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane
Teksa tensionet në Lindjen e mesme sa vijnë e rriten, palët e përfshira në konflikt kanë filluar të godasin edhe strukturat energjetike të njëra-tjetrës.
Pas sulmit të parë iranian në Ras Laffan të Katarit, impianti më i madh i prodhimit të gazit natyror në botë, presidenti Donald Trump kërcënoi Iranin me sulme ndaj infrastrukturës iraniane të gazit natyror.
Megjithatë, edhe pas paralajmërimit të presidentit amerikan, Teherani nuk u ndal dhe sulmoi sërish Ras Laffan për të dytën herë brenda pak orëve. Republika Islamike nuk u ndal aty, pasi në orët e para të ditës së sotme goditi një rafineri gazi në Kuvajt.
Ndërkohë forcat mbrojtëse izraelite njoftuan se kishin eliminuar mbi 20 luftëtarë të Hezbollahut në jug të Libanit.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Iranin. Ai shtoi se, edhe nëse do të kishte plane të tilla, nuk do t’i bënte publike.
Përditësimet LIVE, 19 mars
Organizata Ndërkombëtare Detare u ka bërë thirrje vendeve anëtare për krijimin e një korridori të sigurt detar për trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit, e cila aktualisht është në masë të madhe e bllokuar nga Irani, si reagim ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Përdorimi i një baterie greke “Patriot” në Arabinë Saudite për rrëzimin e dy raketave balistike iraniane që kishin si objektiv instalimet energjetike dhe infrastrukturore, ka shkaktuar reagim të fortë politik dhe mediatik në Greqi.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ka plane për të dërguar trupa amerikane në Iranin. Ai shtoi se, edhe nëse do të kishte plane të tilla, nuk do t’i bënte publike. Duke folur për zhvillimet e fundit, Trump përsëriti pretendimet e tij se SHBA-të dhe Izraeli kanë dëmtuar rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit.
Gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka komentuar sërish qëndrimin e NATO-s në lidhje me Ngushticën e Hormuzit. “NATO tani po sillet shumë më me pajtueshmëri sepse e ka kuptuar qëndrimin tim, por, për sa më përket mua, është tepër vonë”, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, teksa priti kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, në Shtëpinë e Bardhë.
17:34 Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima
Irani ka kryer një sulm në rafinerinë e naftës në qytetin e Haifas në Izrael. Siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe, nuk dihet ende nëse ky sulm ka shkaktuar viktima. Ministri i energjetikës së Izraelit deklaroi se sulmi në Haifa nuk preku infrastrukturën jetike të rafinerisë dhe termocentralit që furnizohet prej saj.
Një avion luftarak amerikan F-35 ka kryer një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi dyshohet se është dëmtuar nga një zjarr iranian. Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, deklaroi se avioni i gjeneratës së pestë “po fluturonte në një mision luftarak mbi Iran” kur u detyrua të bënte ulje emergjente.
16:47 Ishte duke raportuar ‘live’ nga Libani/ Gazetari shpëton mrekullisht nga sulmi i IDF-së, raketa shpërthen vetëm pak metra pas tij
Një gazetar irlandez, Steven Stenuey ka shpëtuar mrekullisht nga një raketë ndërsa ishte duke raportuar në Liban. Gazetari, i veshur me jelekun që lexon ‘Press’, ndërsa po raportonte për tensionet në Lindjen e Mesme, ka arritur që brenda një sekonde të shmangë një raketë që më pas shpërtheu vetëm pak metra pas tij.
Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Japonia bashkohen në përpjekjen për të garantuar kalimin e sigurt të cisternave të naftës në ngushticën e Hormuzit, pika më strategjike në botë, e cila u bllokua nga Irani pas nisjes së luftës nga SHBA-Izraeli.
13:35 “Regjim i ri për Ngushticën e Hormuzit”, Irani shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije mallrash
Irani po shqyrton vendosjen e tarifave për çdo anije që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, ku kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm global.
11:30 Lufta në Lindjen e Mesme, Pentagoni kërkon 200 miliardë dollarë fonde shtesë për armë dhe municione
Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të paraqesë një kërkesë në Kongres për 200 miliardë dollarë fonde emergjente për të mbuluar kostot e luftës kundër Iranit, e cila tani është në javën e tretë.
Edhe pse është goditur rëndë nga sulmet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, Irani po sinjalizon se nuk ka ndërmend të tërhiqet shpejt nga konflikti, shkruan CNN.
10:52 Sulmi në Katar, rritet çmimi i gazit në Europë/ Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuçi
Çmimi i gazit është rritur ndjeshëm pas sulmit të Iranit ndaj impiantit kryesor të Ras Laffan në Katar.
09:38 Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale
Vizita e Donald Trump në Pekin ishte menduar të stabilizonte raportet e brishta në konfliktin tregtar dhe teknologjik me Kinën. Tani lufta me Iranin po riformëson agjendën e tij e po ashtu fuqinë e ndikimit të Pekinit.
09:16 Ekzekutime në Iran, tre protestues dënohen me vdekje pas tubimeve antiqeveritare
Irani ka ekzekutuar tre protestues antiqeveritarë, të cilët ishin dënuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë gjatë protestave të janarit.
09:08 Pas Katarit Teherani godet Kuvajtin, sulmon me dronë rafinerinë e naftës Al-Ahmadi
Korporata e Naftës së Kuvajtit tha se një njësi në rafinerinë Mina Al-Ahmadi u sulmua nga një dron mëngjesin e ditës së sotme, duke rezultuar në një zjarr të vogël, raportoi Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit.
Vendimi i SHBA-së dhe Izraelit për të shënjestruar dhe eliminuar figurat më të larta të regjimit iranian ka shkaktuar debat të nxehtë në të gjithë botën në lidhje me efektivitetin e kësaj strategjie.
Administrata Trump po shqyrton vendosjen e mijëra trupave në Iran dhe në rajonin e Ngushticës së Hormuzit për të forcuar praninë e saj ekzistuese në luftën me Iranin, raportoi Reuters, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Zyrtarët amerikanë kanë parë dronë të paidentifikuar mbi një bazë ushtarake në Uashington, ku po qëndrojnë Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe shefi i Pentagonit Pete Hegseth, raportoi Uashington Post, duke cituar tre persona të informuar mbi situatën.
Televizioni shtetëror iranian raportoi në orët e para të mëngjesit se një raketë kishte goditur sërish rafinerinë Ras Laffan në Katar, e cila është më e madhja në botë për prodhimin e gazit natyror.
07:48 Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do iu hedh në erë fushat e gazit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-të do ta shkatërrojnë plotësisht fushën masive të gazit të Iranit, South Pars, nëse Teherani vazhdon sulmet ndaj Katarit ose përshkallëzon situatën në rajon.
Top Channel