Bonny tregon prapaskenën: Në moshën 17 vjeçare isha i Juventusit, por…
Senegali nuk dorëzohet përballë vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit që përmbysi verdiktin e fushës në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës duke ia dorëzuar trofeun Marokut.
Pas një deklaratë të fortë të bërë nga qeveria e Dakarit që hodhi akuza për korrupsion, ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës Senegaleze, aboulaye Sow që vijoi me akuzat e tij: ‘Nuk është e vështirë të pranohet, është një farsë’-tha ai për RMC Sport-qëndrojmë në pozicionin tonë dhe do të vijojmë me procedurën. CAS do të thotë të vërtetën. Federata do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për t’i dhënë fund këtij uzurpimi’
Edhe vetë futbollistët e kundërshtuan këtë vendim në rrjetet sociale, ndërsa Federata Senegaleze e Futbollit ka vendosur që të mos dorëzojë as trofeun dhe as medaljet e fituara te CAF e si pasojë te Maroku. Po kështu Federata Senegaleze nuk ka ndërmend të kthejë as shpërblimin financiar prej 10 milionë dollarësh të CAF ia dorëzoi skuadrës fituese. Sipas RMC, tashmë kjo shumë ka kaluar në arkat e qeverisë së futbollit senegalez.
Ndërkaq, Senegali do të zbresë sërish në fushën e lojës teksa në 28 mars në Stade de France do të luajë ndaj Perusë në një miqësore për të festuar me tifozët Kupën e Afrikës, që për momentin është ende në duart e atyre që e fituan në fushën e lojës.
Top Channel