Ditën e sotme Rogerti ka tentuar të diskutojë me Brikenën raportin e saj me Mateon, por kjo e fundit ka vendosur të mos përfshihet fare.

Me një qëndrim të prerë, Brikena i ka kërkuar Rogertit që të mos e diskutojë më këtë temë, por jo vetëm kaq, pasi ajo i ka bërë të qartë gjithashtu banorit që të mos i përmendë as temën e finales.

Brikena i ka kërkuar Rogertit që për këtë çështje të flasë me Juelën, pasi sipas saj, ajo e ka me shumë qejf këtë diskutim.

Në këto momente, Rogerti i është përgjigjur Brikenës duke i thënë se ajo është shumë e bukur, e teksa qeshte ka shtuar që ajo është një njëri shumë i mirë edhe pse aleatja e tij në lojë, Juela, shpesh herë nuk ka folur mirë për banoren.

Pjesë nga diskutimi:

Brikena: Këto tema të dështuara që ia bën gjithmonë Juelës, që ia ke mbush mendjen që do e çosh në finale, këto tema me mua mos i bëj.

Rogerti: Jo, s’kam për t’a çuar unë oj motër. Po nëse ti performon këto 29 ditë që kanë ngelë si dje, sidomos 14 ditë që janë të ashpra, ti je e garantuar. Se në dashuri fiton ai, nuk fiton ti, se ai të ka ndjekur ty gjithë kohës.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos ta hapësh. Se nuk kam qejf të bisedojë temën e Mateos me ty.

Rogerti: Pra forcë si grua e pavarur, që të kam krijuar unë një brand, që të kam këshilluar se kush je që nga jashtë. Je super grua e pavarur, duhet t’a besosh. Por po shkove në dashuri, finish. Nuk po them se ti nuk mund të kesh pëlqim për atë djalë, po i thua jashtë.

Brikena: A ka mundësi që temën e Mateos mos ta hapësh. Nuk ke nevojë të më flasësh për raportin me Mateon, çfarë të bëj e çfarë mos të bëj.

Rogerti: Ok, në rregull.

Brikena: E di ça bëj me Mateon, mos më trego ti mua. Kështu që këtë temë mos ma hap, temën e finales ia hap Juelës, ajo ka qejf.

Rogerti: Je shumë, shumë, shumë, shumë e bukur.

Brikena: Rogert, faleminderit.

Rogerti: Je dhe njeri i mirë.

Brikena: Faleminderit!

Rogerti: Por Juela më ka thënë me të thënë je njeri i keq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB