I vendosi tritol automjetit të agjentit të krimeve/ Lihet në arrest shtëpie autori, zbardhet dëshmia: Nuk kam lidhje…

19/03/2026 10:38

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arrestua si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi shkaktoi dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se, ashtu si gjatë momentit të arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore, 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë, pasi dhe një tjetër person është shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB