Pas Ligës së Kampioneve, i vjen radha Europa League që të përcaktojë skuadrat çerekfinaliste teksa sonte në mbrëmje do të luhen edhe ndeshjet e kthimit, që do të transmetohen në platformën Digitalb.

Në Europa League, është mësuar  tashmë skuadra e parë çerekfinaliste, që është Braga dhe pritet të mësohen edhe emrat e 7 skuadrave të tjera që do të kualifikohen për më tej. Sfida kryesore është ajo mes dy skuadrave italiane, Romës dhe Bolognas një sfidë që do të luhet në Olimpico dhe ku gjithçka është e hapur pasi sfida e parë mes tyre në Dall’Ara ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Tjetër ndeshje shumë interesante ku asgjë nuk është e sigurt është ajo që do të luhet në Francë mes Lyonit dhe Celta Vigos, edhe në këtë rast sfida e parë është mbyllur me barazimin 1-1 kështu që gjithçka mund të ndodhë në këtë ndeshje. Skuadra angleze e Nottingham udhëton drejt Danimarkës për t’u përballur me Midtylland me Forest që ka detyrën për të përmbysur humbjen 1-0 të pësuar në sfidën e parë të luajtur në shtëpi.

Nuk mund të harrojmë duelin anglo-francez mes Aston Villës dhe Lille me Villans që kishin fituar ndeshjen e parë në Francë 1-0 dhe kështu që kanë një avantazh në këtë përballje që do ta luajë në Villa Park. Me një avantazh të mirë do të zbresë në fushën e lojës edhe Porto që do të presë në shtëpi Stuttgartin ndaj të cilit ka fituar ndeshjen e parë në Gjermani me rezultatin 2-1.

Në Spanjë, Real Betis do të presë Panathinaikos me skuadrën andaluziane që ka humbur në Athinë javën e kaluar 1-0, një rezultat që gjithsesi lë gjithçka të hapur në çështjen e kualifikimit për në çerekfinale. Dhe në fund, është sfida mes Freiburg dhe Genk, edhe në këtë përballje gjithçka është e hapur edhe pse skuadra belge ka fituar ndeshjen e parë 1-0. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB