Rrugëtimi në futbollin italian i Ange-Yoan Bonny tashmë dihet; në fillim vitet te Parma edhe në Serie B dhe më pas erdhi telefonata e Interit ku fija lidhëse ishte Cristian Chivu, me të cilin kishte punuar dhe te Parma.

Por në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘L’Equipe’, Bonny zbuloi një prapaskenë përsa i përket një transferimi të mundshëm të tij te Juventusi në vitin 2020

‘Do të doja të rijetoja mbrëmjen më të trishtë-tregon Bonny-isha 17 vjeç dhe isha duke u larguar nga Chateauroux për në drejtim të Juventusit. Por gjatë vizitave mjekësore zbuluan një problem dhe sipas tyre për mua do të ishte e komplikuar të luaja futboll. Kështu kalova nga mundësia të transferimi te Juventus në asgjë. Miqtë e mi ndiheshin keq po aq sa edhe unë; kuptova tek cili mund të besoja. Kur nënshkrova me Interin, ua thashë njoftimin të gjithëve në të njëjtin parking ku atyre iu dhashë edhe lajmin e keq’.

Por ky episod nuk e errëson faktin që Bonny ishte një tifoz i Interit sic e konfirmoi edhe me foton e postuar nga vetë sulmuesi në momentin që u zyrtarizua transferimi i tij te zikaltrit. ‘Fanela ime e parë ishte ajo e Interit sepse ishte Samuel Eto’o-deklaroi Bonny.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB