Skandali me Kupën e Afrikës, reagon Senegali, do të apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

18/03/2026 12:13

Orët e fundit bota e futbollit afrikan por edhe ai botëror është tronditur nga vendimi i fundit i Komisionit të Apelit në CAF për t’ia hequr titullin e Kupës së Afrikës Senegalit për t’ia dhënë Marokut.

Të parët që reaguan sipas mënyrës së tyre kanë qenë futbollistët senegalezë, por tani vjen edhe ai i Federatës së Futbollit të këtij vendi fillimisht përmes sekretarit të përgjithshëm, Abdoulaye Seydou Sow. 

‘Nuk do të tërhiqemi, ligji është në anën tonë-tha Sow për rrjetin televiziv publik senegalez RTS duke e përshkruar vendimin e Komisionit të Apelit të CAF si një turp për Afrikën-ky vendim është një farsë që nuk mbështetet në asnjë bazë juridike. Patëm përshtypjen se komisioni nuk ishte aty për të zbatuar ligjin por për të zbatuar një urdhër’.

Ndërkaq Federata Senegaleze doli me një komunikatë zyrtare ku konfirmoi se do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që është shkalla e fundit e drejtësisë Sportive

‘Federata Senegaleze e Futbiollit(FSF) mësoi për dënimin e Komisionit të Apelit të CAF të datës 17 mars të 2026 për ndeshjen mes Senegalit dhe Marokut të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025. CAF pranoi apelimin e Federatës Marokene të futbollit dhe përmbysi vendimin e mëparshëm te Komisionit të Disiplinës për mos respektim të të drejtës për t’u dëgjuar. Komisioni vendosi se Senegali theu nenin 82 dhe 84 të rregullores së Kupës së Kombeve dhe i dha fitoren 3-0 në tavolinë Marokut për braktisje të fushës. FSF e dënon këtë vendim të paprecedent që dëmton futbollin afrikan. Do të apelojë në CAS të Lozanës-theksohet në komunikatën e Federatës Senegaleze.

Sipas disa juristëve, është e vështirë që CAS të mos i japë të drejtë Senegalit sepse nuk mund të vërtetohet se braktisja e ndeshjes ishte totale pasi arbitri në asnjë moment nuk fërshëlleu për mbylljen e ndeshjes gjatë mungesës së përkohshmë të Senegalit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB