Renditja e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu ndalet në shtëpi, Laçi e kërcënon për kreun, ndizet edhe lufta për mbijetesë
18/03/2026 17:39
Kategoria e Parë ka zhvilluar gjashtë ndeshjet e javës së 27-të, ku nuk munguan golat dhe surprizat.
Skënderbeu u ndal në një barazim pa gola në shtëpi me Korabin. Laçi nga ana tjetër, mundi 5-3 ekipin e Besës, duke e shkurtuar me një pikë diferencën me korçarët e vendit të parë.
Pogradeci arriti një fitore të rëndësishme me Ilirinë, duke e mundur 3-0, ndërsa në duelin e mbijetesës, Kukësi mundi Lushnjën me rezultatin 3-2.
AF Luftëtari barazoi 2-2 me Apoloninë, ndërsa Kastrioti mundi 5-2 ekipin e Burrelit.
REZULTATET:
Skënderbeu 0-0 Korabi
Laçi 5-3 Besa
Kukësi 3-2 Lushnja
Pogradeci 3-0 Iliria
AF Luftëtari 2-2 Apolonia
Kastrioti 5-2 Burreli
RENDITJA:

Top Channel