Fitorja në Londër nuk mjafton, Atletico eliminon Tottenhamin dhe bëhet gati për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën në çerekfinale
Një natë e madhe europiane i dha Ligës së Kampionëve tetë çerekfinalistët e saj.
Të mërkurën mbyllën xhiron e kthimit të raundit të 16-të katër çifte të tjera, dhe rezultatet nuk lanë vend për surpriza të mëdha, por emocionet nuk munguan.
Barcelona 7-2 Newcastle United
Shkatërrimi më i madh i mbrëmjes ndodhi në Camp Nou, ku Barcelona nuk la asnjë dyshim se cilës i përket futbolli i sotëm evropian. Katalanasit mposhtin Newcastle United me rezultatin e thellë 7-2, duke mbyllur çiftin me epërsi totale dhe bindëse. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, Newcastle barazoi dy herë në pjesën e parë, por Barça shënoi në minutën 45 para pushimit dhe startoi të dytën me një spektakël të rrallë. Yamal, Fermin Lopez, Lewandowski dhe Marc Bernal figurojnë mes emrave të golashënuesëve, dhe 13 goditje në shenjë nga katalanasit flasin vetë. Newcastle doli me kokën lart, me 6 goditje në shenjë, por ndaj kësaj Barcelone ndryshimi cilësor ishte i dukshëm.
Liverpool 4-0 Galatasaray
Anfield e ka këtë zakon: kur nevojitet, muri kuq bëhet i pakalueshëm. Liverpool e mbyll ciklin e dyt ndeshjeve kundër Galatasaray me 4-0 sonte dhe i jep ndeshjes kthyese karakterin e stërvitjes. Turqit arritën vetëm 2 goditje gjithsej, vetëm 1 në kuadrat kundrejt 25 të Liverpoolit me 15 goditje në shenjë. Golat erdhën në minutën 25, pastaj tre të tjerë mes minutës 51 dhe 62 një shpërthim fatal për Galatasaray. Mohamed Salah, Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike luanin mes titullarëve. Një kualifikim komod dhe bindës për “The Reds”.
Bayern Munich 4-1 Atalanta
Allianz Arena nuk fal. Bayern Munich e vazhdon dominimin e përballjeve kundër Atalantës me fitoren 4-1 sonte, pas fitores 6-1 me të cilën e kishte nisur java e parë. Gjashtë gola nda bergamaskëve në të parën, katër të tjerë sonte. Kane dhe Luis Díaz luanin titullarë. Goli i vetëm i bergamakëve erdhi në minutën 85, kur zhgënjimi tashmë kishte zëvendësuar ambiciet. Bayern Mynih kalon me rezultatin e përgjithshëm 10-2, një nga diferencat më të mëdha të fazës.
Tottenham Hotspur 3-2 Atlético Madrid, drama e minutës 90-të
Nëse tre ndeshjet e tjera u zhvilluan me ritëm të parashikueshëm, White Hart Lane I riktheu ekkipit vendas dëshirën e kalimit më tej në Champions League. Tottenham I rikthyer në Europë arriti një fitore të madhe kundër Atlético Madridit, me golin vendimtar të shënuar në minutën 90. Çifti kishte mbaruar 5-2 javën e parë, duke e bërë këtë ndeshje jetike. Spurs hapën rezultatin në minutën 30, Atlético barazoi menjëherë pas pushimit dhe mori epërsinë në minutën 52, ndërkohë që rezultati u barazua sërih dhe në të 90-n goli i tretë për Tottenham shpërthen tribunat duke bërë suprizën e madhe të raundit. Xavi Simons, Kolo Muani dhe Randal Bergvall luanin mes titullarëve të Spursave, ndërsa Atlético u mbështet te Griezmann dhe Julian Álvarez. 4 kartona të verdhë për Spurs tregojnë intensitetin e ndeshjes. Pavarësisht fitores spanjollët kalojnë më tej me rezultatn e përgjithshëm 7-5.
Tetë çerekfinalistët dhe çiftet që na presin:
Kualifikimi i katër skuadrave sonte plotëson tablonë e çerekfinaleve. Ja si cilët janë tetë çerekfinalistët dhe çiftet e konfirmuara, ndërkohë që sa I përket datave do të luhen në dy ditë 7 dhe 8 prill ndeshjet e para dhe 14/15 ndeshjet e dyta, por që ende pritet konfirmimi përfundimtarë i UEFA-s.
Ndeshja e parë: 7/8 prill, ora 21:00 (Paris)
Ndeshja e kthimit: 14/15 prill, ora 21:00 (Liverpool)
Ndeshja e parë: 7/8 prill, ora 21:00 (Madrid)
Ndeshja ekthimit: 14/15 prill, ora 21:00 (Mynih)
Ndeshja e parë: 7/8 prill, ora 21:00 (Barcelonë)
Ndeshja e kthimit: 14/15 prill, ora 21:00 (Madrid)
Ndeshja e parë: 7/8 prill, ora 21:00 (Lisbonë)
Ndeshja e kthimit: 14/15 prill, ora 21:00 (Londër)
Të katër çiftet luhen në dy data si ndeshjet e para ashtu edhe të dytat, por që ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht se si do të ndahen, datat e ndeshjeve të para do të jenë 7/8 prill dhe të kthimit më 14/15 prill. Dy çifte jashtëzakonisht të ngarkuara historikisht: “El Clásico” i vogël europian Barcelona-Atlético Madrid dhe klasikja e madhe europiane Real Madrid-Bayern Munich, dy ndeshje që vetë do ta bënin Champions League të paharrueshme. PSG-Liverpool dhe Sporting-Arsenal plotësojnë një fazë çerekfinale me nivel jashtëzakonisht të lartë.
Top Channel