Dje i shpëtoi policisë, gjenden sërish armë dhe municion luftarak në banesën e 48-vjeçarit në Krujë
18/03/2026 12:39
Municion luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës janë gjetur në oborrin e banesës së shtetasit Ylli Zalla në Krujë.
Kjo nuk është hera e parë që 48-vjeçarit, i gjenden armë. Në nëntor të vitit 2025, në Zall, të Fushë Krujës u zbuluar një arsenal armësh shpërthyese, armë zjarri me municione.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel